Jacobs University


Rreth Universitetit:

Universiteti Jacobs gjindet në Bremen, Gjermani dhe u themelua me mbështetjen e qytetit të Bremenit, Universitetit të Bremenit dhe Universitetit Rice në Houstan, Texas. Universiteti operon që nga viti 2001, është universitet privat dhe i akredituar. Jacobs University Bremen është një universitet Amerikan në Bremen-Nord, Bremen, Gjermani. Ai ofron programe studimi në inxhinieri, shkencat natyrore dhe shoqërore, në të cilat studentët mund të marrin diploma bachelor, master ose doktoraturë. Për më tepër, ka studente nga më shumë se 100 vende dhe është një nga universitetet më me student ndërkombëtar në Gjermani.

Programet:

Për të diplomuar nga Jacobs University kërkon nga studentët që t’i përfundojnë 180 kredite

Programet më poshtë ofrohen për nivelin Bachelor:

INDUSTRIAL ENGINEERING & MANAGEMENT // BSc
MATHEMATICS // BSc
COMPUTER SCIENCE // BSc
ELECTRICAL AND COMPUTER ENGINEERING // BSc
INTELLIGENT MOBILE SYSTEMS // BSc

BIOCHEMISTRY AND CELL BIOLOGY // BSc
CHEMISTRY // BSc
MEDICAL NATURAL SCIENCES – INTERNATIONAL STUDENTS // Preparatory Program
MEDICINAL CHEMISTRY AND CHEMICAL BIOLOGY // BSc
EARTH AND ENVIRONMENTAL SCIENCES // BSc
PHYSICS // BSc

GLOBAL ECONOMICS AND MANAGEMENT // BA
INTERNATIONAL BUSINESS ADMINISTRATION // BA
INTEGRATED SOCIAL SCIENCES // BA
INTERNATIONAL RELATIONS: POLITICS AND HISTORY // BA
PSYCHOLOGY//BA

Ndërsa për nivelin Master, Jacobs University ofron

DATA ENGINEERING // MSc
SUPPLY CHAIN ENGINEERING & MANAGEMENT // MSc

INTERNATIONAL RELATIONS // MA
PSYCHOLOGIE // MSc
CHANGING LIVES IN CHANGING SOCIO-CULTURAL CONTEXTS (BIGSSS) // PhD
GLOBAL GOVERNANCE AND REGIONAL INTEGRATION (BIGSSS) // PhD
WELFARE STATE, INEQUALITY AND QUALITY OF LIFE (BIGSSS) // PhD


Aplikimi në Jacobs University:

Për te aplikuar për nivelin bachelor në këtë Universitet, duhet:

– Letër rekomandimi
– Transkriptet e shkollës së mesme apo një universiteti tjetër
– Forma e edukimit të mëparshëm
– Rezultatet e testeve të ACT, SAT.
– TOEFL apo IELTS
– Resume

Për te aplikuar për nivelin Master në këtë Universitet, duhet:

– Letër motivuese
– CV
– Transkriptet e shkollës së mesme dhe universitetit
– 2 letra të rekomandimit
– Forma e edukimit të mëparshëm
– Rezultatet e testeve të GRE apo GMAT varësisht nga programi.
– TOEFL apo IELTS (TOEFL=90; IELTS= 6.5)

Afatet e aplikimit:

Për aplikim në të cilin kërkohet viza gjermane, aplikimi duhet të bëhet para dates 1 Qershor.

Sa kushton program (Bachelor)?

Në Jacobs University pagesat janë si vijon:

– 20,000 EURO pagesa vjetore
– 6,000 EURO për vendbanim duke përfshirë banjon për 2 persona dhe tre shujta ditore për 9 muaj

Sa kushton program (Master)?

– 20,000 EURO pagesa vjetore përveq për Msc. Psychologie për të cilën pagesa është vetëm 10,000 EURO/vjet.

Bursat që ofrohen në Jacobs University për studentat në nivelin Bachelor:

Nëse vendosni të aplikoni përmes portalit CommonApp, atëhere universiteti menjëherë do të ju marr parasysh per bursë të pjesshme

Bursat e tjera ofrohen nga organizata e Jacobs Alumni dhe janë në bazë meritore

Universiteti ofron edhe bursa për personat që nuk kanë të ardhura financiare të mjaftueshme (Financial Aid), duke përfshirë këtu edhe kredi

Për më tepër informata, kontaktoni numrin apo emailin e mëposhtëm

Student Financial Services
[email protected]
+49 421 200-4210

Bursat që ofrohen në Jacobs University për studentat në nivelin Master:

Për nivelin Master në degën e “Data Engineering” dhe “Supply Chain Engineering and Management”, kandidati automatikisht konsiderohet për bursë prej 12,000 EURO në vit. Duhet marrë parasysh se këto bursa janë meritore dhe jo gjithkush kualifikohet.

Universiteti ofron edhe bursa për personat që nuk kanë të ardhura financiare të mjaftueshme (Financial Aid), duke përfshirë këtu edhe kredi