SAT

Course Description

Çka është testi i SAT-së?

Testi SAT ( Scholastic Aptitude Test)   është test standard për nxënësit e shkollës së mesme që matë sa sa i pergatitur akademikisht është nje kandidat për universitet. Me fjalë tjera eshte provim pranues per universitetet amerikane dhe universitete te tjera. Konsiderohet test shume i rendesishem dhe prej shume zyrtareve te pranimit ne universitet numerohet si test kyq per fitim te bursave ne universitetet amerikane por edhe tjera. Është test që hapë dyert e mundësive për mbështetje financiare nga universiteteti dhe shume nxenes ne shkolle te mesme, nga e mbare bota, e kryejne SAT qe ti vijojne pastaj studimet e tyre me bursa.

Jane dy nivele te SAT;  SAT 1 dhe SAT 2 – Subject Test. Per te dy nivelet Smart Center ben pergatitjen e kandidateve dhe rezultatet e deritanishme jane impresionuese.

SAT 1 – në verzionin e ri
Prej vitit 2016 SAT ka nderruar formatin. Smart Center është pothuajse qendra e vetme në vend që bën përgatitjen e kandidatëve në SAT-në e re, në pjesën e anglishtës dhe të matematikës. 

SAT e re, për dallim nga ajo e vjetra, ka 1600 pikë, 800 prej tyre arrihen në anglisht, dhe 800 në matematikë. Ka edhe ndryshime te tjera por qe ato detaje spjegohen nga instruktoret e smart gjate kursit

Kur mund të hyni në provim të SAT dhe sa herë brenda vitit?
Collegeboard është institucion që mbikqyrë SAT në mbarë botën. Ai përgatit dhe kontrollon testet e SAT-së.  Brenda një viti kalendarik janë vetem 6 data (afate) per nxenesit jashte SHBA kur mund të hyni në provimin zyrtar të SAT-së. Më shumë, vizitoni linkun www.collegeboard.org, shiqoni per international students.  

A mund të hyni më shumë se një herë në test?
Mund të hyni disa herë dhe shumica e universtiteve e marrin rezuyltatin më të lartë ose mesataren e rezultateve.

Kur është koha më e përshtatshme që të kryhet SAT?
Kjo nuk është e precizuar saktë. Megjithatë, shumica e zyrtareve të pranimit preferojnë Junior year (vitin e tretë të shkolles së mesme). Por, për shumë nxënës të shkëlqyer dhe ambicioz edhe pjesa e dytë e vitit të 10-të është e rekomandueshme për përgatitje. Mundet edhe në formë të përshpejtuar të përfundohet edhe në klasen e 12-të, por nuk është shume e preferuar.

Sa pikë më duhen që të fitoj bursë?
Kjo nuk e precizuar, sepse ky është kriter qe e percakton universiteti ku do të studioni. Normalisht, më shume pike ne test ju bëjnë kandidat më potencial për fitim të bursave, prandaj synoni sa më lartë.

A më duhet SAT vetëm për studime në Amerikë, apo më ndihmon edhe në Universitetet në Evropë?
Kjo është një prej ngatërresave që shumë nxënës e bëjnë me testin, duke menduar se ai është valid vetëm në USA. Perveq Amerikës ku ky test është dominant, me dhjetra e qindra universitete anglishtfolëse në Evropë dhe vende tjera si psh Turqia, Kanada etj poashtu e kanë si kriter per pranim në Universitet dhe fitim të bursave.

SAT 2 – SAT Subject test
Ndryshe e quajtur  SAT Subject Test, SAT 2 zakonisht kërkohet për pranim apo bursë në Universitetet më të mira në botë akademikisht – IVY League dhe vjen pasi ta keni kryer me sukses SAT 1.
Nxënësit mund të zgjedhin lëndët në të cilat duan të testohen. Ose, në disa raste Universiteti vendosë në cilat lëndë duhet të testohet një nxënës.
Ka 20 lëndë nga të cilat mund të zgjedhet. 

Vërejtje: SAT 1 dhe 2 mbahen të njejtën ditë, kështuqë nuk mund të hyni në të dyja testet në datë të njejtë.

SAT prep

Course Curriculum

  • SAT

Price
Free
Students
0
Period
10 weeks
Wishlist
Categories
Ratings