IELTS

Course Description

Çka është IELTS?
IELTS (The International English Language Testing System) vlerëson aftësitë e gjuhës angleze e njerëzve që duan të studiojnë ose punojnë në vende ku anglishtja përdoret si gjuhë e komunikimit. IELTS teston katër aftësitë gjuhësore – dëgjim, lexim, shkrim dhe komunikim.

Sa verzione ka testi?
Kandidatët e IELTS mund të zgjedhin në mes të dy versioneve te testit – Trajnimit Akademik ose të Përgjithshëm – në varësi të qëllimeve akademike apo profesionale, apo kërkesave për viza.

IELTS akademik (Academic) matë aftësi të gjuhës angleze të nevojshme për një mjedis akademik, të arsimit të lartë në një institucion anglisht-folës.

IELTS i përgjithshëm (General) matë aftësi të gjuhës angleze në një kontekst praktik të përditshëm. Ket version te testit kandidatet e marrin kur bejne kërkesë për vizë dhe planifikojnë të emigrojnë në vendet e anglisht-folëse, duke përfshirë Australinë, Britaninë e Madhe, Kanadane dhe Zelandën e Re.

Si vlerësohet IELTS?
Rezultat nga 1-9 (“band” scale) për secilën pjesë të testit – të dëgjuarit, lexim, shkrim dhe komunikim. Mesatarja prodhon rezultatin tuaj të përgjithshëm. Secili institucion ka kriterin e vet, dhe rezultatin që duhet të keni që të pranoheni, apo edhe të merrni bursë.

Kush e kërkon IELTS?
IELTS është njohur nga shumë organizata në mbarë botën, duke përfshirë institucionet arsimore, punëdhënësit, qeveritë, autoritetet e emigracionit dhe organet profesionale, kryesisht në Angli dhe Kanada. Kohët e fundit ka rritje të aplikimit te testit IELTS ne universitete ne Evrope.

KURSI PËRGAATITOR PËR IELTS – SMART CENTER
Kursi i IELTS në Smart Centër është dizajnuar për të ndimuar cdo individ që të arrijë rezultate sa më të larta në testin e IELTS. Kursi fokusohet në katër pjesët kryesore të dëgjimit, leximit, shkrimit, dhe komunikimit. Për më shumë, ky kurs ky kurs i ndihmon individët të kuptojnë të gjitha komponentët e IELTS , cka kërkohet në proceduar kompjuterike, dhe se si të përgatitemi për test. Mësuesit e IELTS prezantojnë secilën pjesë të testid, dhe do të ndihmojnë studentët me të gjitha problemet që ata mund të hasin gjatë kësaj procedure. Disa nga klasat do të mbahen në sallen e kompjterëve ( Computer Lab) ku studentët kanë mundesinë të mbajnë dhe tre teste simuluese të testit IELTS.

Trajnimi Cmimi Kohëzgjatja
Trajnim individual
Materialet Përgatitore
TOTALI

ORARI
Kursi mbahet në total 70 orë mësimi.
Klasat individuale mbahen sipas dakordimit në mes të studentit dhe mësuesit.
APLIKONI/REGJISTROHUNI KETU

IELTS

Course Curriculum

  • IELTS

Price
Free
Students
0
Period
10 weeks
Wishlist
Categories
Ratings