Vlerësimi i testit IELTS

ielts

Nota
Niveli i aftësisë Përshkrim
9 Ekspert Kandidati ka komandë absolute të gjuhës. Përdorimi i gjuhës Angleze nga ata është i saktë, i rrjedhshëm dhe tregon kuptim të plotë.
8 Përdorues shumë i mirë Kandidati ka komandë të plotë të gjuhës me vetëm disa pasaktësi dhe përdorim të papërshtatshëm. Ata mund të keqkuptojnë disa gjëra në situata të panjohura. Ata i përballojnë argumentet komplekse dhe të detajuara shumë mirë.
7 Përdorues i mirë Kandidati ka komandë operative të gjuhës, edhe pse me disa pasaktësi, përdorim të pavend dhe keqkuptime në disa situata. Ata në përgjithësi përballojnë gjuhën mirë dhe i kuptojnë përgjigjet e detajuara.
6 Përdorues kompetent Kandidati ka një komandë efektive të gjuhës edhe pse me disa pasaktësi, përdorim jo të përshtatshëm dhe keqkuptime. Ata mund të përdorin dhe kuptojnë gjuhën mjaftueshëm, sidomos në situata të njohura.
5 Përdorues modest Kandidati ka komandë të pjesshme të gjuhës dhe përballet me kuptimin e përgjithshëm në shumicën e rasteve, edhe pse ata mund të bëjnë shumë gabime. Ata duhet të jenë të gatshëm të ballafaqohen me komunikim fillestar në fushën e tyre.
4 Përdorues i limituar Njohuria fillestare e kandidatit është e limituar në situata të njohura. Ata shpesh tregojnë probleme në kuptim dhe shprehje.

Nuk janë në gjendje ta përdorin gjuhën e përbërë.

3 Përdorues jashtëzakonisht i limituar Kandidati kupton vetëm shprehje të përgjithshme në situata shumë të njohura. Ata kanë dobësi të shpeshta në komunikim.
2 Përdorues jo i rregullt Kandidati ka vështirësi të mëdha në Anglishten e folur dhe të shkruar.
1 Jo-përdorues Kandidati nuk ka aftësi të përdorimit të gjuhës përpos me disa fjalë të përgjithshme.
0 Nuk e ka mbajtur testin Kandidati nuk iu është përgjigjur pyetjeve.