Sa pikë TOEFL kërkojnë Universitet më të mira?

Sa pikë TOEFL kërkojnë Universitet më të mira?

Testi TOEFL kërkohet nga Universitetet që ligjerojnë në gjuhën angleze anë e mbanë botës. Nuk ka pikë kaluese në TOEFL, mirëpo secili institucion ka kriterin e vet të pranimit.

Nëse jeni nxënës ambicioz dhe synoni Universitetet më të mira botërore, më poshtë i gjëni pikët minimale TOEFL që duhet të keni për disa nga Universitetet më prestigjioze:

  • Harvard University – 100
  • University of California Berkeley – 83
  • Massachusetts Institute of Technology – 90
  • Stanford University – 110
  • University of Pennsylvania – 100
  • Columbia University – 100
  • University of Chicago – 104
  • Princeton University – 108
  • Yale University – 100
  • University of Oxford – 100