E nisur si ide ne vitin 2014, Smart Center filloj zyrtarisht të operoj në vitin 2015 me një mison shumë të qartë të punës dhe aktivitetit te saj. Me një zhvillim majft të shpejtë Smart për një kohë të shkurtër u bë qendër referente për shumë  nxënës dhe student që gjetën kualitetin, mikëpritjen dhe të gjithe atë që ju duhet për sukses.

SMART CENTER është qendër përgatitore që operon në disa fusha.

  • Përgatit e kandidat për testet standarde të gjuhës angleze që shërbejnë si teste për për bursa ndërkombëtare  TOEFL iBT, IELTS, SAT Math/English, TOEIC, GRE dhe GMAT
  • Organizon kurse të gjuhës angleze dhe gjermane me kualitet jashtëzakonsht të lartë
  • Përgatit nxënës dhe student në fusha dhe nivele të të ndryshme në kurse të matematikës dhe atë në gjuhën shqipe dhe atë angleze sipas nevojës

Nëpër vite të operimit Smart Center ka avancuar me theks te veqant ne pjesën e trajnimeve ne testet për bursa ndërkombëtare. Me dhjetëra kandidat pëmes përgatitjes superiore në këto teste që bëhet në mënyrë shumë rigoroze ne Smart, arritën rezultate të nivelit shumë të lartë, të nivelit botëror. Këto rezultate mundësuan që shumë prej kandidatëve të jenë përfitues të bursave shumë të larta prej qindra mija dollarëve dhe të studiojnë në univeristet deri më të mirat në botë. Trendi i tillë pozitiv vazhdon dhe vazhdon pa ndërprerë.

Që sukseset e kandidatëve tanë, por jo vetëm, të jenë më të plota në sferën e studimeve jashtë vendit Smart Center ka arritur një numër të konsiderueshëm të marrëveshjeve me universitete të njohura në Evropë dhe SHBA. Qëllimi është që të ju ndihmohet kandidatëve që përveq trajnimeve të kenë edhe opcione për bursa ku si përfaqësuese dhe ndërmjetësuese e universiteteve është vet Smart Center. Momentalisht janë mbi 18 universitete ne Evropë dhe Amerikë që kanë nëshkru marrëveshje bashkëpunimi me Smart. Numri I programeve është me qindra dhe është mundësi e shkëlqyeshme për secilin prej nxënësve dhe studentëve që të përfitoj nga kjo.

Smart është qendër e njohur e zhvillimeve te reja dhe trendi të kohës. Ne vazhdën e zgjerimit te saj, Smart do te fillojë të ofroj edhe trajnime gjatë vikendit. Kemi menduar qe te ofrojme kurse dhe trajnime qe veshtire mbahen gjate javes per shkak te angazhimeve te kandidateve gjate javës. Po ashtu natyra e kurseve do te jetë pak me ndryshe nga ato që zakonisht janë gjatë javës

Kurset qe planifikohen të mbahen ne fazën e parë janë: Kurs per fotografi, E- Prokurimi, Social Media Training, SPSS, Business English, Excel standard dhe i avancuar, TOEFL iBT, IELTS, SAT, GRE/GMAT . Oferta me kohë do të zgjerohet.

 

Smart është qendër që është krijuar për sukses dhe kualitet të lartë. Cdo kandidat trajtohet me kujdes dhe është i rendësishëm për ne. Grupet zakonisht kanë numër të limituar të kandidatëve që mos të prishet balance i sukesit. Njejtë punohet edhe me kandidat individual 1- 1 që nuk janë të paktë në qendrën tone në të gjtha kurset.

Këto dhe shumë veqori tjera positive na bëjnë qendër shumë të kërkuar sot prej shumë të rinjëve dhe atyre që suksesin dhe kualitetin e shohin si mundesi për zhvillim të tyre.

 

Ky është vetëm një përshkrim shumë i shkurtër i Smart. Më shumë, sigurisht do të na gëzonte vizita juaj direkt në qendrën tone. Ju presim dhe ju ftojmë që të na vizitoni që së bashku ti eksplorojmë të gjitha mundësit që vërtetë I ka të shumta kjo qendër.

Jeni të mirëseardhur

1 2