TOEFL

TOEFL

Course Description

Çka është TOEFL?

TOEFL (Test of English as a Foreign Language/Test i Anglishtes si Gjuhë e Huaj) është test standard që matë njohuritë e një personi në gjuhën angleze. TOEFL është testi më i përhapur standard, i pranuar nga më shumë se 9,000 Universitete dhe Agjensi në botë. 

 

Kush e kërkon TOEFL?
Shumica e universiteteve anglishtfolëse  per nivelet bachelor, master dhe doktoraturë dhe plot agjensi punësimi, si dhe zyre per migrim e kerkojne TOEFL si test. 

 

A ka edhe teste tjera te ngjashme me TOEFL?
Po ka. Por, sipas te dhenave statistikore 4 nga 5 zyrtarë të pranimit e preferojnë TOEFL para të gjitha testeve të ngjashme me të.

 

Cila është struktura e testit TOEFL?
TOEFL ibt ndahet në katër pjesë: Lexim, Degjim, Shkrim dhe Komunikim. Secila pjesë ka nga 30 pikë, duke ma dhënë kështu një total prej 120 pikësh. 

 

Sa pikë iu duhen t’a kaloni testin TOEFL? 
Nuk ka një numër pikësh që konsiderohet “kalues” në TOEFL. Secili institucion, megjithatë ka kriterin e vet, dhe cakton numrin e pikëve që duhet të keni që të pranoheni, apo edhe të merrni bursë. 

 


Sa shpesh mbahet testi?
Testi mbahet në data fikse, afër 50 herë në vit. Datat janë te preciazuara për secilin vend dhe mund të gjenden në www.ets.org\toefl   

 

A mund te hyni më shumë se një herë në test?
PO. Mund të hyni sa herë të doni, mirëpo jo dy herë brenda afatit kohor prej 12 ditësh.


A mund të fitoj bursë përmes TOEFL?
Këtë e percakton fakuleteti ku ju aplikoni. Mund te jetë kriter apo mos te jetë, por shumica e Universiteteve anglishtfolese e kërkojnë si test të domosdoshëm.

Course Curriculum

  • TOEFL

Price
Free
Students
0
Period
10 weeks
Wishlist
Categories
Ratings