IELTS

IELTS

Course Description

Çka është IELTS?
IELTS (The International English Language Testing System) vlerëson aftësitë e gjuhës angleze e njerëzve që duan të studiojnë ose punojnë në vende ku anglishtja përdoret si gjuhë e komunikimit. IELTS teston katër aftësitë gjuhësore – dëgjim, lexim, shkrim dhe komunikim.

 

Sa verzione ka testi?
Kandidatët e  IELTS mund të zgjedhin në mes të dy versioneve te testit – Trajnimit Akademik ose të Përgjithshëm – në varësi të qëllimeve të tyre akademike apo profesionale, apo kërkesave për viza.

 

IELTS akademik (Academic) matë aftësi të gjuhës angleze të nevojshme për një mjedis akademik, të arsimit të lartë në një institucion anglisht-folës.

 

IELTS i përgjithshëm (General) matë aftësi të gjuhës angleze në një kontekst praktik të përditshëm. Ket version te testit kandidatet e marrin kur bejne kërkesë për vizë dhe planifikojnë të emigrojnë në vendet e anglisht-folëse, duke përfshirë Australinë, Britaninë e Madhe, Kanadane dhe Zelandën e Re.

 

Si vlerësohet IELTS?
Juve do u jepet një rezultat nga 1-9 (“band” scale) për secilën pjesë të testit – të dëgjuarit, lexim, shkrim dhe komunikim. Mesatarja prodhon rezultatin tuaj të përgjithshëm. Secili institucion ka kriterin e vet, dhe rezultatin që duhet të keni që të pranoheni, apo edhe të merrni bursë.

 

Kush e kërkon IELTS?
IELTS është njohur nga shumë organizata në mbarë botën, duke përfshirë institucionet arsimore, punëdhënësit, qeveritë, autoritetet e emigracionit dhe organet profesionale, kryesisht në Angli dhe Kanada. Kohët e fundit ka rritje te aplikimit te testit IELTS ne universitete ne Evrope.

Course Curriculum

  • IELTS

Price
Free
Students
0
Period
10 weeks
Wishlist
Categories
Ratings