Valparaiso University

Rreth Universitetit

Valparaiso University eshte Universitet privat i cili gjendet ne Indiana, SHBA (vetem nje ore larg Chicagos). Eshte Universitet i mesem me 4500 studente, dhe njihet per numrin e vogel te studenteve ne klase (vetem 18-20 student ne klase) me proporcion 11:1 student per profesor.

Programet

Valparaiso University ofron me shume se 90 programe, ne keto 5 fakultete te ndryshme:

– Kolegji i Biznesit
– Kolegji i Shkencave dhe Artit
– Kolegji i Inxhinierise
– Kolegji i Infermierise dhe Shendetesise
– Kolegji i Ligjit

Aplikimi

Per nivelin bachelor, duhet te:

– Plotesoni formen online te aplikimit
– Te dorezoni nje kopje te pasaportes
– Nje shembull te shkrimit prej 250 fjalesh
– Transkriptat e perkthyera te shkolles
– Testi TOEFL 75 pike ose IELTS 6.0
– SAT

Per nivelin master, duhet te:

– Plotesoni profilin e aplikimit
– TOEFL 80 pike, apo IELTS 6.0 (duhet te dergohen zyrtarisht)
– Te dorezoni transkriptat zyrtar
– 2 letra rekomandimi
– Kopja e pasaportes
– Statement of Purpose

Datat e aplikimit

Niveli bachelor

Semestri i pranveres – 15 Nentor
Semestri i vjeshtes – 15 Qershor

Niveli master

Semestri i pranveres – 15 Mars
Semestri i vjeshtes – 15 Maj


Bursat

Per nivelin bachelor Valparaiso University ofron burse deri ne $30,000, ndersa vlen te ceket qe cmimi i shumices se programeve ne nivelin master kushton $24,000 total.

Fakte tjera per Valparaiso University:

– Universiteti ka 11 konvikte
– Ka nje ndertese me laboratore dhe me vetem nje klase per ata qe jane te interesuar ne Biokimi
– Eshte Universiteti i 18-te ne bote per Inxhinieri
– Mund te punoni deri ne 20 ore ne jave ne Universitet
– Transporti publik mbulohet nga shkolla
– Shkolla luan ne Division 1, dhe jep bursa per atletet. Nese doni te aplikoni per keto bursa, duhet te filloni shume me heret aplikimin.
– Jetesa nuk eshte e shtrenjte, sepse jashte konviktit mund te gjeni dhome me $400
– GRE/GMAT kerkohet per studentet e MBA
– Shkolla njihet edhe per programin muzikor te saj