Rreth Universitetit:
Universiteti: Charles University – Faculty of Pharmacy është universiteti i parë i themeluar nga Charles IV në Evropën Qendrore në vitin 1348. Fakulteti i Farmacisë, me seli në qytetin e Hradec Králové, u themelua me dekret të qeverisë më 1969.
Hradec Králové, qyteti më i madh në Boheminë Lindore, ka rreth njëqind mijë banorë; ajo ndodhet rreth 100 km në lindje të kryeqytetit të vendit, Pragë.
Programet:
– Studimi zgjat 5 vite, secili semester përmban 14 javë.
– Numri i klasëve që duhen të mbahen është gjithsej 28 duke përfshirë lëndët zgjedhore dhe obligative.
– Studimet mund të ndjeken në gjuhën çeke dhe angleze.
Programet më poshtë ofrohen për nivelin Bachelor:
• Department of Biophysics and Physical Chemistry
• Department of Organic And Bioorganic Chemistry
• Department of Analytical Chemistry
• Department of Biochemical Sciences
• Department of Pharmaceutical Chemistry and Pharmaceutical Analysis
• Department of Pharmaceutical Technology
• Department of Pharmaceutical Botany
• Department of Biological and Medical Sciences
• Department of Pharmacology and Toxicology
• Department of Pharmacognosy
• Department of Social and Clinical Pharmacy
• Department of Physical Education and Sports
Programet më poshtë ofrohen për nivelin Doktorakturë:
• Bioanalytical Chemistry
• Bioorganic Chemistry
• Pharmaceutical Analysis
• Pharmaceutical Chemistry
• Pharmacognosy and Toxicology of Natural Compounds
• Pharmacology and Toxicology
• Clinical and Social Pharmacy
• Pathobiochemistry and Xenobiochemistry
Aplikimi në Charles University – Faculy of Pharmacy – Bachelor/Master:
– Data e fundit për aplikim 30 qeshor 2019
– Studenti pranon email, e cila përshkruan dokumentet dhe duhen dorëzuar në zyrën krzesore të fakultetit deri me datën 20 maj 2019.
– Aplikimet vlerësohen deri më datën 31 maj 2019
– Intervistë e shkurtë me Zëvendës Dekanin pason.
– Studenti informohet për pranimin e tij më datën 31 maj 2019 dhe informohet për procedure e Vizës në rast nevoje.
Kërkesat e përgjithshme për vlerësimin e aplikimit:
• Çertifikatat e shkollave të mesme (dëftesat e shkollës së mesme, listën e lëndëve me numrin e mësimeve, diplomima e shkollës).
• Këto certifikata duhet të vërtetohen zyrtarisht nga Ambasada e Çekisë ose nga Ministria e Arsimit në vendin ku nxënësi ka vijuar shkollën
• Dokumentet të jenë kopje dhe të verifikuara zyrtarisht nga avokati ose noteri. Verifikimi nga drejtori I shkollës nuk pranohet.
• Dy fotografi (madhësia e fotografisë së pasaportës)
• Certifikata e medical fitness
• Certifikata e gjuhës angleze TOEFL 50-70 ose IELTS 5.5-5.0
• Të gjitha dokumentet duhet të jenë në gjuhën angleze.
• • Bonot e akomodimit janë të detyrueshme për aplikantët e VISA (ose strehim universitar ose kupon privat strehimi).
Të dhëna të rëndësishme për studentët aplikues me visa.
– Aplikimi për vizë duhet të bëhet deri më datën 20 korrik. Procedura zgjat deri 90 ditë.
Tarifat e shkollimit
Studime Universitare (program 5 vjeçar që çon drejt një diplomë Master) në gjuhë angleze
– Shkollimi në Charles University arrin deri në shumën 7600 Euro në vit (Programi në gjuhë angleze)
– Tarifa është neto dhe nuk përfshin kostot e jetesës
– Tarifa mbulon shpenzimet e kurseve opsionale në gjuhë çeke (kurse fillestare të gjuhës çeke)
– Kërkesa për vendim të menjëhershëm për pranim kushton 100 Euro dhe kërkesa dorëzohet brenda një jave.
– Studenti duhet të supozojë se gjatë një viti studimi shpenzimet totale duke përfshirë tarifat e shkollimit do të jenë rreth120.000 CZK (3500 EUR).
– Kostoja përfshin: strehim të moderuar, udhëtim në qytet shpenzimet e përgjithshme të jetesës dhe librat
– Akomodimi në Sallat Universitare të Vendbanimit në Hradec Královë është fakultativ; kushton 150 euro për shtrat në muaj.
– Për 120 euro shtesë në muaj, ofrohet një meny e plotë (3 vakte në ditë).
– Fakulteti i Farmacisë është i gatshëm të ndërmjetësojë disa shërbime, siç janë biletat për transportin komunal (rreth 10 euro për një muaj ose 20 euro për 3 muaj).
– Një numër i kufizuar i teksteve shkollore do të jenë në dispozicion për të studiuar në sallën e leximit të Bibliotekës së Fakultetit (Orari i punës: ora 8 paradite – 4 pasdite).
Tarifa e shkollimit për vit
5-vjet studim universitar
“Master” Progam në anglisht
7600 Euro
Aplikimi në Charles University – Faculy of Pharmacy – Doktoraturë:
Aplikimi për studimet pasuniversitare – Doktoraturë
– Data e fundit për aplikim 30 prill 2019
– Studenti kontaktohet nja një tutor përgjegjës I programit
– Studenti kontaktohet pastaj nga Zyra e Marrëdhënieve Ndërkombëtare për sigurimin e dokumeteve të nevojshme për pranim në fakultet.
Kërkesat e përgjithshme për vlerësimin e aplikimit:
– Diplomë e studimeve universitare të farmacisë (ose fusha të ngjashme – mjekësi apo shkenca natyrore)
– Masteri duhet të jetë I përfunduar për vazhdimin e studimit katërvjeçar.
– Vlerësimi i arsimit të mesëm të huaj dhe të lartë në procedurën e pranimit
– Këto dokumente duhet të vërtetohen zyrtarisht nga Ambasada e Çekisë ose nga Ministria e Arsimit.
– Dy fotografi (madhësia e pasaportës)
– Certifikata e medical fitness
– Curriculum vitae
– Certifikata e gjuhës angleze TOEFL 50-70 ose IELTS 5.5-5.0
– Dy referenca me shkrim (të paktën një arbitër duhet të jetë i njohur me punën akademike të aplikantit)
– Të gjitha dokumentet duhet të jenë në gjuhën angleze.
– Programi është i vlefshëm vetëm për aplikantët me diplomë Magister ose ekuivalentin e saj (MSc, etj.).
Tarifat e shkollimit
– Shkollimi në Charles University Doktoraturë arrin deri në shumën 2000 CZK në vit (Programi në gjuhë angleze)
– Tarifa është neto dhe nuk përfshin kostot e jetesës
– Akomodimi në sallat universitare të vendbanimit në Hradec Královë është fakultativ; kushton 150 euro shtrati për muaj.
– Për 120 euro shtesë në muaj, ofrohet një meny e plotë (3 vakte në ditë).
– Fakulteti i Farmacisë është i gatshëm të ndërmjetësojë disa shërbime, siç janë biletat për transportin komunal (rreth 10 euro për një muaj ose 20 euro për 3 muaj).
– Një numër i kufizuar tekstesh do të jenë të disponueshme për të studiuar në sallën e leximit të fakultetit (orët e hapjes: 8: 00-04: 00).
Për më shumë rreth Charles University Faculty of Pharmacy, vizitoni: www.faf.cuni.cz