HULT

Rreth Universitetit:

HULT International Business School është Universtet privat me kampuse në Londër, San Francisko, Dubai, Boston, New York, dhe Shanghai. HULT, i emërtuar sipas donatorit të Universitetit, ka ardhur nga instituti amerikan, The Arthur D.Little School of Management, i krijuar në vitin 1964 në Massachusetts të SHBA.

HULT mbanë akreditimin prestigjioz “Triple Crown” që do të thotë është i akredituar nga 3 institutucionet më të rëndësishme të akreditimit (AASCB, AMBA dhe EQUIS), akreditim ky të cilin e kanë vetëm 1% të shkollave të biznesit në botë.

HULT gjithashtu ka HULT Prize, e cila është gara më e madhe e studentëve në botë, e krijuar në bashkëpunim me United Nations, Presidentin Clinton, dhe Barack Obama.

Hult rangohet si:
– I 13-ti më i mirin ë botë për shkallën e magjistraturës në biznes (MiM, 2017)
– I pari për shumëllojshmëri të studentëve (Mim, 2017)
– I 9-ti për rrogat më të mëdha të studentëve pas përfundimit të shkollës (Bloomberg Business, 2017)
– I 15-ti në notë për programin master 1 vjecar të biznesit (Forbes, 2017)

Programet:

Hult International Business School, sic tregon edhe emri, është shkollë biznesi dhe fokusohet vetëm në këtë program.

Në nivelin Bachelor Hult ofron:
– Bachelor of Business Administration
– Pre-University Summer School

Në nivelin Masters (për studentët me më pak se 3 vjet eksperiencë pune)
– International Business
– International Marketing
– Business Analytics
– Finance
– Disruptive Innovation

MBA (për studentët me më shumë se 3 vjet eksperiencë pune)
– Global Executive MBA
– 1-year MBA

Për më shumë rreth Hult International Business School, vizitoni: www.hult.edu

Studentët që aplikojnë përmes nesh kanë trajtim të vecantë dhe marrin ndihmë në gjithë procesin e aplikimit!