Disa fakte “interesante” për SAT

Shumica e shohin SAT si testin më serioz standard për arsye se shumica e Universiteteve më prestigjioze në botë e shohin si matësin më të mirë të nivelit të një nxënësi. Mirëpo, ndoshta ka disa fakte interesante që mund të mos i dini për SAT. Këtu po i ndajmë disa nga to me ju:

  • SAT për herë të parë u mbajt në vitit 1901 si mënyrë për të matur intelegjencën (si një lloj test IQ që në fillim u jepej vetëm ushtarëve)
  • Në fillim SAT ka qenë akronim për “Scholastic Acheivement Test”
  • Në 1941, Collegeboard e ndërroi emrin në “Scholastic Aptitude Test”
  • Në mes vitit 1941 dhe 1944 rezultati i SAT binte poshtë e më poshtë sepse nxënësit e pakualifikuar hynin ne test
  • Në 1994, Collegeboard vendosi që testi të quhet vetëm SAT
  • Kështuqë, në fakt SAT nuk është akronim për asgjë!
  • Deri në vitin 1994, vetëm një student për një administrim merrte pikët maksimale. Pas 1994, mund të kishte më shumë se një nxënës me rezultat maksimal për afat.
  • SAT e merr kopjimin shumë seriozisht. Në 2013, Collegeboard dëgjoi se tutorët e një shteti kishin gjetur testin e një afati paraprakisht dhe anuloi testin për një shtet të tërë. Ky shtet ishte Korea Jugore.
  • Ka një shfaqje për SAT. Shfaqja quhet “None of the Above” dhe flet për një nxënës dhe tutorin e tij.
  • Dikush shkroi një novelë me fjalët e SAT. Fjalët e SAT njihen si të vështira, dhe shumica të gjata. Novela është për vampirët.
  • George Bush e përdori SAT në kampanjën e tij – Jo, nuk foli për rezultatin e tij. Në kampanjën e tij mburrej se si rezultati i SAT në Teksas u ngrit për 100 pikë në kohën kur ai ishte guvernator. Mirëpo, interesante është që rezultati nuk u rrit për shkak të nivelit më të lartë të edukimit sa ai ishte guvernator, por SAT e ndërroi mënyrën e numërimit të rezultateve në 1995.

Smart Center ka klasët më kreative dhe produktive për testin SAT. Mbajmë rekordin për rezultatin më të lartë në këtë test. Bashkangjituni edhe ju me grupet e reja!