Dallimet në mes të SAT-së së vjetër dhe SAT-së së re

SAT (Scholastic Aptitude Test) është njeri nga testet më të rëndësishme për pranim në Universitet për nxënësit e shkollave të mesme. Testi në përmbajtje ka dy pjesë, atë të matematikës dhe gjuhës angleze.

Në pranverën e këtij viti, 2016, Collegeboard ka ardhur me verzionin e ri të SAT. Testi ka disa ndryshime rrënjësore, kështuqë nuk mund të përgatiteni me materialin e SAT së vjetër e të pretendoni të merrni pikë që ju garantojnë pranimin në Universitete prestigjioze në SAT-në e re.

Smart Center është njëra ndër qendrat e para, dhe ndoshta të vetme, në Kosovë që ka filluar, në janar të këtij viti, të përgatisë grupet e para të nxënësve për këtë test. Materiali është i kombinuar nga librat dhe botimet më të kompletuara për testin në fjalë.

Më poshtë po ju listojmë edhe disa nga ndryshimet më të rëndësishme në mes të këtyre dy testeve:

  SAT e vjetër SAT e re
Kohëzgjatja 3 orë e 45 minuta 3 orë (dhe 50 minuta essay e cila është opsionale)
Përmbajtja Lexim
Shkrim
Matematikë
Essay
Lexim dhe Shkrim
Matematikë
Essay (opsionale)
Essay Essay obligative në fillim të testit me kohëzgjatje prej 25 minutash Essay opsionale në fund të testit, me kohëzgjatje prej 50 minutash
Pikët 600-2400 pikë
200-800 pikë në Lexim

200-800 pikë në Shkrim
200-800 pikë në Matematikë
Pikët e essay (1-12) përshihen në pjesën e shkrimit

400-1600 pikë
200-800 pikë në Shkim dhe Lexim
200-800 pikë në Matematikë
2-8 pikë për 3 dimenzionet e essays, mirëpo këto pikë ipen si rezultat i ndarë
Koha për seksione Leximi – 70 minuta
Shkrimi – 60 minuta
Essay – 25 minuta
Matematikë – 70 minuta
Lexim – 65 minuta
Shkrim – 35 minuta
Essay – 50 minuta
Matematikë – 80 minuta
Numri i pyetjeve Leximi – 67
Shkrimi – 49
Essay – 1
Matematikë – 70
Lexim – 52
Shkrim – 44
Essay – 1
Matematikë – 58

 

Sa pikë kërkojnë Universitetet më të mira në SAT?

  • Më shumë se 1200 pikë në SAT e re konsiderohen si pikë të mira
  • 1000 pikë në SAT konsiderohen si pikë mesatare
  • Më pak se 840 pikë konsiderohet rezultat i ulët

Shumë nga Universitetet më të mira ende nuk kanë vendosur kriter për pikët në SAT, mirëpo në shumicën e faqeve të tyre shkruhet që 1400 pikë që është ekuivalent me 2100 pikë në SAT e vjetër, janë pikë të kënaqshme.

Universitetet më të mira, IVY League, kanë kërkesa prej 1500-1560 pikë nga 1600 gjithashtu.

Nëse doni të përgatiteni për testin SAT, për shkak të materialit të shumtë, duhet të filloni sa më herët, në fillim të klasës së 11. Me një rezultat të mirë në SAT, ju e lehtësoni rrugën tuaj për fitimin e bursave në Universitetet më prestigjioze.

Bashkangjituuni në kurset që po fillojnë tani