ÇKA DUHET TË DI PËR TESTIN TOEFL?


Shumica prej nesh kemi dëgjuar për testin TOEFL (Test of English as a Foreign Language) i cili dita-ditës po bëhet më i rëndësishëm, por ndoshta nuk dimë shumë rreth tij.

Testi TOEFL e teston nivelin tuaj të gjuhës angleze, dhe e ndihmon Universitetin të vendosë nëse jeni të gatshëm të ndiqni ligjërata në gjuhën angleze. Jo rrallë quhet edhe pasaporta juaj për studime jashtë vendit, sepse është testi bazë që duhet të përfundoni në mënyrë që të vazhdoni me hapat tjerë të aplikimit.

Testi TOEFL ka katër seksione të ndryshme: Lexim, Dëgjim, të Folur, dhe Shkrim (Reading, Listening, Speaking & Writing). Të gjitha këto kanë nga 30 pikë, me total prej 120 pikësh. Nuk ka pikë kalueshmërie për test, mirëpo secili institucion ka një numër pikësh të cilat i konsideron të mjaftueshme për pranim në atë institucion. Universitetet më të mira në botë kërkojnë deri 110-115 pikë, ndërsa për shumicën e Universiteteve tjera 80 pikë janë të mjaftueshme për të ditur që keni bazë të qëndrueshme të gjuhës angleze me të cilën mund të punohet.

Nëse nuk merrni rezultatin që e doni herën e parë, mos u dëshpëroni, sepse në tëst mund të hyni më shumë se njëherë, deri sa të arrini rezultatin që e doni, e më pas Universitetit ku aplikoni mund t’ua dërgoni vetëm pikët që ju doni.

Disa fakte interesante për TOEFL:

• Më shumë se 8,500 Universitete të ndodhura në më shumë se 130 shtete të ndryshme të botës e konsiderojnë si testi më efektiv i gjuhës angleze
• Ka 4,500 qendra të TOEFL në botë në 165 shtete
• Testi TOEFL mbahet 30-40 herë në vit
• Validiteti i testit TOEFL është 2 vjet
• Po bëhet test shumë i rëndësishëm edhe për ngritje në detyrë në disa institucione vendore e regjionale
• Sipas të dhënave të ETS, rezultati mesatar në Kosovë është 81 pikë, me 18 pikë në lexim, 20 në dëgjim, 22 në të folur, dhe 21 në shkrim. Po të njejtën mesatare ka edhe Shqipëria.
• Në Evropë mesataren më të lartë e mbanë Austria me 99 pikë, ndërsa më të ultën Armenia me 76 pikë.
• Mesatarja e Smart Center vitin e fundit është 92.4 pikë në testin TOEFL
• Deri më tani mbajmë rekordin për rezultatin më të lartë në Kosovë prej 118 pikësh

Smart Center organizon kurse TOEFL me metodat më të reja dhe profesionalitet maksimal, të cilat na kanë garantuar suksesin deri më tani, dhe për kohë të shkurtë na kanë radhitur si qendra lidere për pergatitjen e këtij testi.